Top News – Katër të vdekur pas mësymjes së Kongresit/ Capitoli i rrethuar nga policia
07/01/2021 10:00

Amerika është në gjendje shoku pas mësymjes së Kongresit një ditë më parë. Në përplasjet e 6 janarit, 4 persona kanë humbur jetën e janë plagosur 14 të tjerë. Njëra prej viktimave u identifikua mbrëmjen e djeshme: ajo quhet Ashli Babbitt, mbështetëse e Trumpit nga San Diego i Kalifornisë. Babbit ishte veterane e forcave ajrore amerikane, me plot 14 vjet shërbim. Në Washington kishte mbërritur vetëm, pa bashkëshortin. Mediat vendase thonë se ajo u qëllua me plumb në gjoks nga një prej agjentëve të policisë së Capitol Hill në kohën kur qindra vetë sulmonin ndërtesën e Kongresit. Turma që mësyu Dhomën e Përfaqësuesve në kohën kur ishte duke u zhvilluar seance e konfirmimit te fitores se Bidenit , u përball me oficere të veshur civile, njeri prej të cilëve nxori armen dhe shtiu mbi njerëzit. Babbbit u dërgua në spital ku ndërroi jetë më vonë. Tre persona të tjerë humbën gjithashtu jetën në ambjentet e Capitolit, një grua dhe dy burra. Që të tre sic thuhet, për arsye shëndetësore që nuk janë specifikuar ende. Masa e demonstruesve të indinjuar pasi çau me dhunë gardhin e sigurisë sulmoi Kapitolin duke depërtuar deri në mjediset e brendshme. Imazhet filmike dhe fotografike tregojnë, se si njerëzit e revoltuar marshojnë në mjediset e brendshme në National Statuary Hall. Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati e ndërprenë seancën, gjatë së cilës do të vulosej humbja e Trump kundrejt rivalit demokrat Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Sipas NBC nënpresidenti Mike Pence u zhvendos në një vend të sigurtë. Kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Bowser vendosi ndalim-qarkullimin, që hyri në fuqi në orën 18:00 (06.01). Sipas të dhënave të autoriteteve ndërkohë Kapitoli është sërish i sigurtë. Demokratët e presidentit të ardhshëm Joe Biden, sipas parashikimeve të mediave në SHBA me zgjedhjet në shtetin federal të Georgias kanë siguruar kontrollin në Senatin e SHBA-së. Mediat NBC dhe CBS si dhe agjencia AP njoftuan, se pas kandidatit Raphael Warnock edhe Jon Ossoff i fitoi votimet ne Georgia. Kjo bën që demokratët tani te kontrollojnë senatin, Dhomën e përfaqësuesve dhe Shtëpinë e Bardhe.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01