Top News – Kamerat kapin autorët/ Ekzekutimi me 20 plumba i 40-vjeçarit në Vlorë
08/02/2021 12:43

Kamerat e sigurisë në zonën ku ka ndodhur vrasja kanë filmuar autorët që ekzekutuan Gentian Qarrin ditën e shtunë në Vlorë. E megjithatë, edhe për faktin se pamjet ne video nuk janë mjaftueshëm të qarta për ta indektifikuar autorin, ato do jenë një ndihmesë e rëndësishme për të mundësuar identifikimin e autorëve. Sakaq sipas grupit hetimor pista kryesore mbetet ajo e pazareve të drogës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:16 të së shtunës, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit. Viktima ishte duke ecur në këmbë, ndërkohë që nga një automjet me dy persona të kamufluar brenda është qëlluar me breshëri plumbash, mbi 20 herë duke e lënë fillimisht të plagosur. Gentian Qarri është qëlluar në gjymtyrët e poshtëm dhe në gjoks ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Ai sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin ku dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Autorët e kamufluar dyshohet se janë larguar në drejtim të Pyllit të Sodës, ku është gjetur një makinë e djegur tip "Toyota Yaris" që dyshohet se është e tyre dhe prej andej lajnë larguar me një makinë tjetër. Mësohet se viktima kishte qenë i dënuar me 11 vite burg për drogë në Itali. Ai kishte 3 vite që kishte përfunduar dënimin dhe ishte kthyer në Vlorë, ku ishte martuar dhe punonte si hidraulik. Për shkak të dënimit me drogë pista e hetimit është përqendruar tek larja e hesapeve.

Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04
Top News- Nga ‘Sofra’ te ‘Fol me Kryeministrin’, Rama përsërit ftesën për dialog me studentët
08/11 10:43
Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46