Procesi i vaksinimit kundër gripit sezonal mbetet një nga masat më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit, veçanërisht për kategoritë më të rrezikuara nga ndërlikimet e gripit. Në Vlorë, vaksinimi ka nisur më 5 tetor dhe do të vijojë të paktën deri në fund të muajit mars. Agron Bashllari, Shefi i Epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashllari, (ku thotë se këtë vit kanë mbërritur 18 mijë e 500 doza vaksine. Vaksinimi ka nisur fillimisht për personelin shëndetësor. Megjithatë, sasia e dozave mund të rritet në varësi të kërkesave) Deri më tani, në Vlorë janë kryer rreth 7 mijë e 922 doza vaksine, ose afërsisht 42% e sasisë totale të disponueshme. Pjesa më e madhe e vaksinimeve u përket personave që vuajnë nga sëmundjet kronike.