Ka përfunduar procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në degën e Korçës. Harito Zoto ka marë drejtimin e Partisë Demokratike të degës Korçë. Nga 4800 anëtarë që llogarit dega e Korçës morën pjesë në këtë proces 517 prej tyre. Të vlefshme rezultuan 507 vota nga të cilat Harito Zoto arriti të merrte fitoren me 398 vota. Përkundrejt tij, kandidati tjetër Mikel Dishnica mori 109 vota. Procesi nisi në orën 08:00 të mëngjesit dhe vijoi i qetë, pa incidente dhe me një rrjedhë normale të anëtarësisë që iu drejtua kutive të votimit për të shprehur vullnetin e saj për drejtuesin e ri të degës deri në orën 18.00. Pas mbylljes së votimit, komisioni nisi menjëherë procedurën e hapjes së kutisë dhe numërimit të fletëve. Nga verifikimi përfundimtar rezultoi se në këtë proces morën pjesë gjithsej 517 votues. Nga totali i fletëve të nxjerra nga kutia, 10 prej tyre u shpallën të pavlefshme.