1 milion euro. Kaq është detyrimi ndaj shtetit I kompanisë Sekilda në fier me administrator Seferin Lazëeraj të cilin Prokuroria Fier e ka dërguar në gjyq për ‘fshehje të të ardhurave’. Hetimet treguan se kompania e cila në objekt të aktivitetit të saj ka hapje e pikave per tregtimin e materialeve te ndryshme te kancelarise, tregti me shumice e pakice i tyre, aktivitet ne fushen e ndertimit, import-eksport e tregtim me shumic e pakice i materialeve te ndryshme te ndertimit, hidro sanitare dhe atyre elektrike gjatë viteve 2017–2018 kjo shoqëri nuk ka deklaruar të ardhura në vlerën 133 milionë lekë për vitin 2017 dhe nuk ka dorëzuar librat e shitjes dhe të blerjes. Detyrimi tatimor i shmangur arrin reth 49 milionë lekë. Detyrimi total i “Sekilda” sh.p.k ndaj buxhetit të shtetit, përfshirë gjobat dhe interesat, sipas Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, është 112 milionë lekë.