Top News – Just don’t do it/ Nike hap dyqanet, harrohet Covid!
15/06/2020 18:41

Britani hodhi një hap të madh sot me hapjen e dyqaneve pas tre muajsh izolimi e shumë prej tyre, kanë ofruar ulje deri në 70%. Joshja nga ofertat megjithatë bëri që distancimi social të harrohej në dyqanet e Nike, ku njerëzit kanë vërshuar pa e pasur mendjen tek Covid 19. Dhjetëra mijëra vetë “mësynë” gjithashtu transportin publik, ndonëse për të parën herë, mbajtja e maskave atje u bë e detyrueshme. Të dëshpëruar të përfitonin nga cmimet e volitshme, blerësit u vunë në radhë të gjata dhe në fillim e respektuan distancën. Por rregulli u harrua kur disa nisin të kapërcenin radhët e të shtynin drejt derës. “ U bë një kaos i vërtetë”, tha 19 vjecari Tom Jackson për mediat vendase; disa hynë pa radhë dhe nuk ishte e ndershme. Pastaj edhe të tjerë filluan të shtyheshin”. “ Ne u përpoqëm të ruanim distancën e dy metrave, por ishte e pamundur. Nëse lije hapësirë, njerëzit fillonin e shtynin. I kishim maskat, ashtu si shumica e atyre që po prisnin për të hyrë, por përsëri të qëndrosh në grup aq pranë në kohë pandemie, nuk është gjë e mirë”, shtoi motra e tij, Anna. Të dëshpëruara të heqin mallrat e mbetura stock, shumë dyqane veshjesh përfshirë marka të njohura po bëjnë ulje të ndjeshme dhe për të përfituar prej tyre, britanikët në disa raste janë vënë në radhë që në orën 3 të mëngjesit!

Top Channel/ Trump kërcënon Putin: Jepi fund luftës brenda dy javëve!
25/08 23:09
Top Channel/ Trump takon presidentin e Koresë së Jugut: Do takohem dhe me Kim Jong Un
25/08 23:07
Top News- Ushtria izraelite hyn në Siri dhe merr kontrollin e një zone, reagon Damasku
25/08 23:05
Top News- Kush djeg flamurin amerikan në burg, Trump firmos urdhrin- Çfarë parashikon
25/08 23:00
Top News- Agjentët rusë kapin ‘spiunin’ francez, akuza të shumta ndaj studiuesit
25/08 22:30
Top News- Trump kërkon takim me Kim Jong Un: Pres me padurim ta shoh
25/08 22:00
Top News- Rrëfehet ish-bosi i kartelit Sinaloa/77-vjeçari pranon fajësinë, deklarohet fajtor në gjyq
25/08 21:38
Top Channel/ Stuhia shkatërrimtare godet Italinë: Përfshiu vijën bregdetare, gati emergjenca!
25/08 21:31
Top Channel/ Vr*ten 5 gazetarë nga sulmet në Gaza, ushtria izraelite bombardoi spitalin
25/08 19:34
Top News – Kina tregon fuqinë ‘me koreografi’ / Avionë, raketa, dronë dhe tanke në mes të Pekinit
25/08 15:54
Top News – Gjeneral, ambasador…president i ardhshëm / Heroi i luftës së Ukrainës, ‘pret’ në Londër
25/08 15:47
Top News – Izraeli tërhiqet nga Libani…! Netanyahu: Nëse Hezbollahu do të dorëzojë armët
25/08 15:08
Top News – Izraeli sulmon spitalin në Gaza / Të paktën 15 viktima, mes tyre edhe gazetarë
25/08 14:57
Top News – Në rrugët e Uashingtonit me pistoleta/ Njësitë e Gardës Kombëtare fillojnë të mbajnë armë
25/08 12:23
Top News – Gjermania: Putin të mos ketë iluzione / Mbështetja jonë për Ukrainën nuk mund të ndalet
25/08 12:23
Top News – Anija kozmike më e madhe në botë / SpaceX lëshon ‘Dragon’, mision furnizimi për NASA-n
25/08 12:22
Top News – Francë-SHBA, përplasen për Izraelin / “Krushku” i Trumpit, akuza për antisemitizëm
25/08 12:16
Top News – Izraeli bombardon Jemenin / Luftë me të gjithë, hakmerret për raketat e Huthi-ve
25/08 12:16
Top News – Trupat ruse si paqeruajtës në Ukrainë…?! Zelenski sfidon Putinin: Takim kokë më kokë
25/08 12:15
Top News – ‘Bie’ shteti social në Gjermani / Kancelari Merz: Nuk është më i financueshëm
25/08 11:54