Top News – Johnson në kurs përplasjeje me BE/ Nuk i jep misionit në Londër statusin diplomatik
25/01/2021 11:57

Në një kohë që në Britaninë e Madhe shtohen raportimet për koston e Brexitit, kryeministri Boris Johnson refuzon t’i japë ambasadorit të BE në Londër statusin e diplomatit. Në fakt që nga maji i vitit të kaluar është diskutuar kjo temë dhe sot, Ministrat e Jashtëm të BE do të diskutojnë konkretisht. Në vend që të ndërtojë marrëdhëniet miqësore me BE, aq e përfolur kjo pas përfundimit të Brexitit, Boris Johnson duket se po ndez një përplasje diplomatike me qëndrimin e tij. Statusi diplomatik, i takon misionit të BE në Londër, bazuar në marrëveshjen e Vjenës. Para Boris Johnson, donald trump në 2019, ishte i vetmi lider shteti në botë që i mohoi misionit të BE statusin e një ambasade, por disa muaj më vonë ndryshoi qëndrim për shkak të reagimeve të ashpra. Pavarësisht reagimeve të forta nga Brukseli, qeveria e Johnson i jep BE statusin e një organizate ndërkombëtare duke e kategorizuar kështu më poshtë se një shtet nga ana diplomatike. Ministria e Jashtme në Londër deklaroi, se diplomati i BE, Jao Vale de Almeida, do të gëzojë "privilegje të njëjta” me atë të një diplomati të vërtetë. "BE e sheh veten si shtet, ne e shohim atë si një organizatë ndërkombëtare", thotë ministria. Në anën tjetër 142 vende në botë, mes tyre edhe SHBA, i kanë dhënë përfaqësisë së BE statusin diplomatik. “Statusi i BE në marrëdhëniet e jashtme dhe statusi diplomatik i saj njihet në të gjithë botën dhe ne presim, që Britania e Madhe të trajtojë pa vonesë delegacionin e BE-së si duhet”, tha zëdhënësi i bllokut Peter Stano. Por ky qëndrim i qeverisë britanike nuk shihet mirë edhe në vend. Konservatorët janë shprehur kundër por ka patur edhe zëra kritikë mes vetë laburistëve. Ish kryeministri Laburist, Gordon Broën, është më i fundit që ka ngritur zërin duke paralajmëruar se Britania duhet të reformojë mënyrën se si qeveriset përndryshe do të bëhet një shtet i dështuar.

Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31