Top News – Joe Biden, president i SHBA-së/ Pas dhunës, kongresi çertifikon demokratin
07/01/2021 11:18

Kongresi amerikan vulosi fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Në sfondin e imazheve të mësymjes së pashembullt të Capitolit që shokuan Amerikën dhe botën, ligjvënësit konfirmuan rezultatet e Kolegjit Elektoral për fitoren e presidentit të zgjedhur Biden. Të dyja dhomat e Kongresit hodhën poshtë një lëvizje të aletavë te presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale. Ishte zevendespresidenti Mike Pence ai që e rinisi seancën duke dënuan episodin trondites. Kjo e sotmja ishte një ditë e errët në historinë e Capitolit të Shteteve te Bashkuara të Amerikës. Por falë lëvizjeve të shpejta të policisë së tij, dhe forcave federale, shteterorë dhe lokale ligjzbatuese, dhuna u fashit. Kapitoli është I sigurtë dhe puna e tij do të vazhdojë. Ne e dënojmë dhunën në mënyrën më të fortë të mundshme. Ne pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, dhe lëndimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot. Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuan presidentin për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë. Vetë Trumpi deklaroi paskësaj se do të ketë një kalim të rregullt e të qetë të pushtetit. “Edhe pse jam totalisht kundër rezultatit të zgjedhjeve dhe faktet e dëshmojnë këtë gjë, në 20 janar, tranzicioni do të jetë I rregullt. E kam thënë gjithmonë se në do të vazhdojmë të luftojmë për tu siguruar që të numërohen vetëm votat e ligjshme. Edhe pse ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, ai është vetëm fillimi I luftës sonë për ta bërë Amerikën të madhe sërish”, tha Trump në një deklaratë të tij. Kreu i demokratëve në Senat, Chuck Schumer e hodhi mbi presidentin republikan përgjegjesine e ngjarjeve të së mërkurës, duke thënë se ato do të jenë një njollë për vendin, e cila nuk ka për tu zhdukur lehtë.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01