Top News – Joe Biden dhe Mike Pence do të vaksinohen për koronavirusin brenda disa ditësh
17/12/2020 12:39

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të bëjë vaksinën e koronavirusit javën e ardhshme, thanë zyrtarët e ekipit të tranzicionit të mërkurën, ndërsa autoritetet amerikane përpiqen të konsolidojnë besimin e publikut tek një një mjet që pritet të frenojë pandeminë vdekjeprurëse. Nënpresidenti Mike Pence do ta bëjë vaksinën të premten, tha Shtëpia e Bardhë. Si presidenti i zgjedhur Biden, ashtu edhe Nënpresidenti Pence do t’i bëjnë vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm. Presidenti Donald Trump do ta marrë vetë vaksinën sapo ekipi i tij mjekësor të përcaktojë se kur është më mirë, tha të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany. Dozat fillestare të vaksinës, të cilat filluan të jepen këtë javë, janë destinuar për mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të frontit, ashtu si edhe për banorët dhe personelin e shtëpive të të moshuarve dhe disa zyrtarë të qeverisë amerikane. Zyrtarët amerikanë synojnë të sigurojnç 2.9 milion doza të vaksinës së zhvilluar nga kompania Pfizer Inc. dhe partneri i saj gjerman BioNTech, deri në fund të javës. Të paktën 304,187 amerikanë kanë humbur jetën nga sëmundja, sipas llogaritjeve të agjencisë Reuters, dhe 16.7 milion janë infektuar – afërsisht 5% e popullsisë. Edhe bashkëshortja zotit Pence, Karen dhe zyrtari më i lartë shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Jerome Adams do të vaksinohen të premten, tha Shtëpia e Bardhë.

Top News- Ukraina i tregon ferrin Putinit, flakë e tym në Belgorod…rusët në shok
17/08 23:00
Top News-‘Po ndëshkohem për bindjet e mia’. Dënohet me 11 vite burg politikani kundërshtar i Putinit
17/08 22:45
Top Channel/ Tre të vdekur nga ethet e Nilit, 35 raste të reja në Maqedoninë e Veriut
17/08 20:36
Top Channel/ Trump: Bombardojmë Omani, nëse pengon bisedimet! Teherani të dorëzohet
17/08 20:33
Top Channel/ Rrëzohet helikopteri në Greqi, humb jetën piloti grek dhe çifti anglez
17/08 20:30
Top News – Trump kërcënon Omanin. ‘Do ta bombardojmë nëse pengon bisedimet me Iranin’
17/08 19:00
Top Channel/Kryeministri britanik pre e mashtrimit, mesazhe me personin që hiqej si njeriu i Trump!
17/08 14:29
Top News – Blitz ukrainas, gjashtë të vrarë në Rusi / Sulme me raketa gjatë natës në Belgorod
17/08 14:28
Top News – Shitet Ferrari i parë elektrik / Çmim rekord prej 40 milionë dollarësh amerikanë
17/08 14:23
Top News – Rrufeja vret turistin në malin Etna / Hyri në zonën e ndaluar për të parë lavën
17/08 14:20
Top News – Homeri e shkroi ‘Odisenë’ në Turqi / Qyteti jashtë Izmirit pretendon se është vendlindja
17/08 14:17
Top Channel/ “Ata s`janë njerëz”, ministri izraelit: “Të vrasim çdo natë 30-40 palestinezë”!
17/08 13:29
Top News – Tërbohet natyra, shi rekord e përmbytje / Rrëshqet toka, ‘varroset’ nën dhe ndërtesa
17/08 13:01
Top News – 1600 paslëkundje, njerëzit flenë jashtë / Kanë frikë të kthehen në shtëpi
17/08 12:57
Top News – Do t’ia ‘thyejë këmbët Trumpit / Gjenerali Iranian: Shpërblim për amerikanët e vrarë
17/08 12:51
Top News – Trenat Virgin hyjnë në Evropë / Goditet monopoli i Eurostar, merret miratimi
17/08 12:50
Top News – Marina amerikane në telashe…Destrojeri, 4 ditë pa energji në Detin e Kinës Jugore
17/08 12:38
Top Channel/ Virusi vret çdo gjysmë ore/ Mbi 2.300 të vdekur në Kongo, epidemia e Ebolës më e rënda
17/08 12:07
Top Channel/ Bursat në rritje, të dhënat nga SHBA ulin frikën për rritjen e normave të interesit
17/08 12:06
Top Channel/ Tri viktima nga zjarret në BE/ Dy të vdekur në Greqi dhe një ushtar në Spanjë
17/08 12:02