Teksa pritet se çfarë do të ndodhë me pankinën e Kombëtares, mësohen ndeshjet miqësore që ajo do të luajë në muajin qershor. Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se skuadra jonë përfaqësuese në 3 qershor do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Izraelin në atë që do të jetë testi i parë i muajit. Kjo përballje do të luhet në “Air Albania Stadium” në orën 20:00 dhe do të jetë përballja e 7 në historinë e këtyre dy përfaqësueseve.