Kjo javë është ajo e festave për Tiranën. kryeqyteti shqiptar prej kohësh është mberthyer nga ethet e finales së Conference league mes Romës dhe Feyenoordit, por edhe futbolli brenda shqipërisë do të ketë momentet e tij të festës, atë të titullit të 26 kampion të Tiranës. Drejtoresha Administrative e klubit bardheblu, Goldi Halili foli për këtë eveniment teksa nuk e fshehu kënaqësinë që ajo përkon edhe me ngjarjen e madhe futbollistike sic është finalja e Conference League