Austriakët që refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19 deri në shkurt, do të përballen me gjoba deri në 7200 euro. Vaksinimi i detyrueshëm do të zbatohet për të gjithë ata që kanë vendbanim të përhershëm në Austri. Sipas projektligji të publikuar gazeta austriake die Presse, përjashtohen vetëm ata që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore.