Top News – Jepet vendimi për ‘Toyota Yaris’ / Të akuzuarit përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar
19/10/2021 13:53
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Ervis Vladin për veprën penale “Mosdeklarim të ardhurash në kufi” pasi 3 vite më parë u kap në portin e Durrësit me 3.4 milionë euro të fshehura brenda makinës “Toyota Yaris”.