Jennifer Aniston ka përjetuar një nga ato mëngjese ku është zgjuar e lumtur dhe plot me energji pozitive. Kjo, pasi aktorja 51-vjeçare mësoi se është nominuar në “Emmy Awards” në kategorinë “Artistja më e mirë në rol kryesor” për serialin e shumëpërfolur “The Morning Show”. Kjo është hera e parë pas 11 vitesh që ylli hollivudian nominohet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.