Top News – ‘Jemi dy popuj vëllezër!’ / Putin letër Vuçiçit: Pres bashkëpunim të ngushtë
22/12/2021 16:07

Në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se llogarit në “vazhdimin e një dialogu konstruktiv me të” dhe në “bashkëpunim të ngushtë për çështje aktuale të agjendës dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare”. Letrën e Putinit, drejtuar Vuçiqit, e dorëzoi ambasadori rus në Serbi, Aleksandr Bochan Kharchenko, në një takim të mbajtur të mërkurën në Presidencën e Serbisë. “Dialogu midis Rusisë dhe Serbisë korrespondon me interesat themelore të popujve vëllazërorë dhe kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë në kontinentin evropian”, shkroi Putin në letër. Putin po ashtu tha se bisedimet e tij me Vuçiqin në Soçi të Rusisë “konfirmuan plotësisht forcën e partneritetit strategjik midis Rusisë dhe Serbisë”. Vuçiç dhe Putin u takuan në Soçi më 25 nëntor, për të diskutuar për furnizimet me gaz në Serbi, për Kosovën dhe për çështje të tjera dypalëshe. Në këtë takim u ra dakord për uljen e çmimit të gazit rus për Serbinë dhe për rritjen e importeve. Vuçiq u takua me Putinin edhe në qershor të vitit 2020, kur ai mori pjesë në një paradë ushtarake në Moskë. Pikërisht për shkak të bashkëpunimit me Rusinë, Serbia është në shënjestër të kritikave nga Perëndimi, sepse si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ajo nuk e ka harmonizuar ende politikën e saj të jashtme me atë evropiane.

Top News – ‘Shpërthen’ murtaja në Siberi / Rusia: Situata nën kontroll, mos dëgjoni thashethemet
06/10 10:20
Top Channel/ Zbulohen detaje nga plani i zgjerimit, Presidenti i KiE: Treg i vetëm brenda 2028!
05/10 23:53
Top News- Alarm në Evropë! Gjermania paralajmëron: Rreziku nga Rusia po bëhet më i madh
05/10 23:00
Top News- SHBA tërheq bombarduesit nga baza britanike! Çfarë po ndodh në RAF Fairford?
05/10 22:50
Top News- Putin mbështet Vuçiçin, por mediat ruse kthejnë sytë nga studentët serbë
05/10 22:40
Top News- NATO përgatitet për sulm rus! Dronë, AI dhe një strategji e re për luftën në Evropë
05/10 22:29
Top News – I vunë zjarrin shkollës me nxënës brenda / Francë, 15 vjeçari humb dorën nga granata
05/10 15:32
Top News – Ish Princi Andrew padit policinë / Çështja Epstein, të anulohen urdhërat e kontrollit
05/10 15:07
Top News – Estonia zhvendos trupat afër Rusisë / FT: Armatoset për të goditur thellë, strategji e re
05/10 15:05
Top News – Dëshifruan misteret e trurit / Nobeli i mjekësisë 2026 ndahet nga tre shkencëtarë
05/10 15:04
Top News – Putin ‘lëshon’ Gjeneral Armagedonin / Ishte degdisur në Afrikë, donte luftë bërthamore
05/10 14:22
Top News-‘Aksident në laborator’, ‘plas’ murtaja / Vdes shkencëtarja në Rusi, SHBA frikë për epidemi
05/10 13:54
Top News – ‘Vendi më i rrezikshëm në Tokë’ / Si u shndërrua Lituania e qetë në një vatër tensioni
05/10 13:09
Top News – Merkel më mirë se Merzi / Gjysma e gjermanëve duan më shumë ish-kancelaren
05/10 13:07
Top News – Gjermania në rrezik, konflikt me Rusinë/Paralajmëron Shërbimi Sekret, ndizet ‘lufta hije’
05/10 13:06
Top News – Vjen ‘Forca e Super-Inteligjencës’ / Trump prezanton grupin e ri të punës për AI-në
05/10 12:44
Top Channe/ Në Rusi ka rënë murtaja/ 189 persona nën vëzhgim pas vdekjes së një punonjëseje
05/10 12:18
Top Channel/ Gjermanët duan Merkelin, sondazhi: “Është më e aftë se Friedrich Merz”!
05/10 12:15
Top News – SHBA tërheq bombarduesit nga Britania / “Kërcënime të reja”, B-1 ikin nga baza e RAF
05/10 12:05
Top News- Do rrëzonte avionin e Flydubai mbi Izrael / Bashkëpiloti e kishte bërë planin kohë më parë
05/10 12:04