Top News – Jashtë vendit për festa, Franca nis kontrollet në kufi
03/12/2020 12:24

Franca do të kryejë kontrolle rutinë në kufi gjatë sezonit të festave duke vënë në shënjestër skiatorët francezë që mund t’u drejtohen resorteve të huaja, veçanërisht atyre në Zvicër dhe Spanjë, ku pistat e skijimit janë mbajtur hapur. Sipas kryeministrit francez, Jean Kasteux, qëllimi është që të evitohet që qytetarët francezë të infektohen, ndërsa pushuesit në kthim do të detyrohen të qëndrojnë në karantinë për shtatë ditë. Ndërsa resortet alpine në Francë teknikisht do të jenë të hapur gjatë Krishtlindjes, teleferikët dhe infrastruktura tjetër e domosdoshme për sportet dimërore, si edhe baret dhe restorantet, nuk do të jenë të hapur, ndërsa vendi po përpiqet të evitojë një valë të tretë të koronavirusit. Italia dhe Gjermania ndajnë të njëjtin pozicion me Francën për sa i takon mbylljes së resorteve të skijimit, duke zemëruar shumë biznese lokale që nuk do të mund të hapin pistat e tyre gjatë krishtlindjes dhe ndërrimit të viteve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, javën e kaluar iu bashkua kryeministrit italian dhe presidentit francez duke apeluar për një mbyllje në shkallë evropiane të sporteve dimërore deri më 10 janar. Vatrat e koronavirusit në resortet alpine, si ajo e Ischgl në Austri, luan një rol kyç në përhapjen e koronavirusit në kontinent në valën e parë të pandemisë, më herët këtë vit, me pushuesit që e merrnin Covid-19 në shtëpitë e tyre pas kthimit nga resortet alpine. Austria ka thënë ndërkohë se skijimi do të mund të rihapet nga 24 dhjetori por, kapaciteti i teleferikëve do të jetë i kufizuar dhe baret, restorantet dhe hotelet do të jenë kryesisht të mbyllura deri në janar. Zvicra dhe Spanja ndërkohë deri më tani nuk kanë pranuar të vendosin kufizime.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20