Top News – Izraeli zbut masat për Palestinën / Do lejojë futjen e tregtarëve dhe mallrave nga Gaza
13/08/2021 22:24

Zyrtarët izraelitë thanë të premten se pas përmirësimit të situatës së sigurisë, Izraeli do të autorizojë hyrjen e tregtarëve palestinezë dhe mallrave nga Gaza, për herë të parë pas më shumë se një viti. Organi ushtarak izraelit që është përgjegjës për çështjet civile në territoret e pushtuara palestineze, tha se "1.000 tregtarë dhe 350 sipërmarrës të Gazës do të lejohen të hyjnë në Izrael nga e diela”. Autoritetet izraelite thanë gjithashtu se "do të rifillojnë edhe eksportet nga Rripi i Gazës në Izrael përmes kalimit Kerem Shalom, dhe importet nga Izraeli në Rripin e Gazës do të zgjerohen - duke përfshirë mallra nga sektori i transportit dhe komunikimit". Megjithatë, ky organ ushtarak i Izraelit tha se relaksimi i masave "është i kushtëzuar me ruajtjen e vazhdueshme të sigurisë së rajonit". Lejet e hyrjes do të lëshohen "vetëm për ata që janë vaksinuar ose janë shëruar nga COVID-19", thuhet në njoftim. Në fund të korrikut, Izraeli rifilloi importet në Gaza për projektet e ndihmës ndërkombëtare. Në muajin maj, Izraeli dhe grupi që udhëheq me Gazën, Hamas, zhvilluan një luftë 11 ditëshe. Pavarësisht arritjes së armëpushimit, janë regjistruar incidente të kohëpaskohshme pasi militantët palestinezë kanë lëshuar balona me flakë në drejtim të vendbanimeve izraelite. Izraeli është përgjigjur me sulme ajrore. Hamasi, konsiderohet një organizatë terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera.

Top News – Sulm i madh në qendër të Kievit / Rusia godet apartamente dhe qendrat e energjisë
10/10 12:56
Top News – Arrestohen ultrasit e Barcelonës. Lidhje me krimin e organizuar dhe dhunë ndaj Realit
10/10 12:21
Top Channel/ Gaza, BE përshëndet ratifikimin e marrëveshjes: Pas paqes, te kemi shtetin palestinez!
10/10 11:48
Top News – Evakuime masive, gati plani / Shtetet baltike përgatiten për një pushtim rus
10/10 11:42
Top News – Izraeli nis tërheqjen nga pjesë të Gazës/ Qeveria miratoi marrëveshjen e armëpushimit
10/10 11:41
Top News – Trump do të dëbojë Spanjën nga NATO / Nuk pranon të paguajë më shumë për mbrojtjen
10/10 11:38
Top News – Macron ka vetëm pak orë kohë / Afati i fundit për emërimin e kryeministrit po afron
10/10 11:30
Top Channel/ Tajvani “kërcënon” Kinën: prezanton mburojën e hekurt “T-Dome”!
10/10 11:29
Top Channel/ Nis tërheqja e Izraelit nga Gaza City, Trump: Do dërgojmë 200 ushtarë!
10/10 11:25
Top Channel/ Nis tërheqja e Izraelit nga Gaza City, Trump: Do dërgojmë 200 ushtarë!
10/10 11:24
Top News- Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet/ Paralajmërim për cunami dhe evakuime masive
10/10 09:57
Top News- Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet/ Paralajmërim për cunami dhe evakuime masive
10/10 09:47
Top Channel/ Belgjikë, parandalohet sulmi terrorist ndaj kryeministrit
09/10 23:00
Top News- Plan për të vrarë kryeministrin, parandalohet atentati në Belgjikë, dy të arrestuar
09/10 23:00
Top News- Hamasi njofton fundin e luftës/ ‘Morëm garanci nga SHBA-të, Turqia dhe arabët’
09/10 22:30
Top News- Trump: Gaza, do rindërtohet/ Vlerëson armëpushimin: Pengjet lirohen javën tjetër
09/10 22:10
Top News- Ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor/ Britania konfirmon mbështetje dhe investime në siguri
09/10 21:35
Top Channel/ Lajm i madh! Arrihet paqja Izrael-Hamas, Trump: Ditë historike
09/10 19:49
Top Channel/ Gjermania: Ballkanin Perëndimor “e kemi tonin”, është pjesë e familjes europiane!
09/10 15:19
Top News – Von der Leyen mbijeton sërish / Dy mocione mosbesimi nga ekstremi i djathtë dhe e majta
09/10 15:06