Top News – Izraeli sjell ushtarët e padukshëm…/ Një mënyrë e re kamuflazhi, gjithçka ‘Top-Secret’
24/12/2021 18:12

Imagjinoni këtë: një ekip special operacional ka ngritur një pikë vëzhgimi në një kodrinë në territor armik. Misioni i ekipit është të sigurojë mbikqyrjen e terroristëve që planifikojnë një sulm nga kampi i tyre dhe më pas, marrja në shënjestër e komandantit pasi përgatitjet të kenë arritur kulmin. Në kamp, komandanti beson se ambjenti përreth nuk mbart rrezik. Atje ka pak mundësi për tu fshehur dhe ushtarët e tij janë të pajisur me syze që shohin edhe natën e që nuk do të humbisnin asnjë kërcënim. Trupat e njësisë operacionale duhet të kamuflohen dhe e bëjnë këtë më së miri. Ekipi me zor mund të shihet ditën, ndërkohë që natën është e pamundur të pikaset. Ky skenar, mund të bëhet i mundur falë një materiali të ri kamuflazhi, Kit 300, të zhvilluar nga një kontraktor i ushtrisë izraelite. Kit 300 është një kamuflazh termal, i përbërë nga materiale të avancuara që bllokojnë nxëhtësinë e trupit të një ushtari. Kjo i bën ata të padukshëm për sensorët e shikimit gjatë natës, që dekadat e fundit janë bërë gjithnjë e më të disponueshme për grupet terroriste. Kamuflazhi Kit 300 mund ti japë tani NATO-s dhe aleatëve të saj, jo pak avantazhe. Kontraktori i ushtrisë izraelite, e ka mbajtur gojën të kycur për sa i takon përbërjes së Kit 300, duke thënë vetëm se ai përbëhet nga mikrofibra, metale dhe polimere. Materiali mund të mbulojë edhe struktura shkëmbore pas të cilave ushtarët mund të fshihen. Madje ai mund të fshehë edhe automjete të mëdha, përfshirë Hammerat e ushtrisë. Me pak fjalë, Kit 300 i bën ushtarët të padukshëm, dhe ky është një avantazh i madh në luftime.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11