Top News – Izraeli, kampe internimi për palestinezët / Do dëbojë popullatën, krim ndaj njerëzimit
08/07/2025 15:12

Ministri izraelit i mbrojtjes ka paraqitur plane për të detyruar të gjithë palestinezët në Gaza të hyjnë në një kamp që do të ngrihet mbi rrënojat e Rafahut, në një skemë që ekspertët ligjorë dhe akademikët e përshkruan si një plan për krime kundër njerëzimit. Israel Katz tha se ka urdhëruar ushtrinë izraelite të përgatitet për ngritjen e një kampi, të cilin e quajti një "qytet humanitar", mbi rrënojat e qytetit të të Rafahut, raportoi gazeta Haaretz. Palestinezët do të kalojnë nëpër një "kontroll sigurie" para se të hyjnë në kamp dhe pasi të hyjnë brenda nuk do të lejohen të largohen, tha Katz në një konferencë për shtyp. Forcat izraelite do të kontrollojnë perimetrin e vendit dhe fillimisht do të "zhvendosin" 600,000 palestinezë në zonë, kryesisht njerëz të zhvendosur aktualisht në zonën al-Maëasi. Përfundimisht, e gjithë popullata e Gazës do të strehohej atje dhe Izraeli do të zbatojë "planin e emigrimit", tha ministri. Që kur Donald Trump sugjeroi në fillim të vitit që një numër i madh palestinezësh të largohen nga Gaza për të "pastruar" rripin, politikanët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, kanë promovuar me entuziazëm deportimin e detyruar, duke e paraqitur shpesh atë si një projekt amerikan. Skema e Katz, sipas ekspertëve, shkel ligjin ndërkombëtar. Sipas tyre, Katz ka hartuar një plan operativ për një krim kundër njerëzimit pasi bëhet fjalë për zhvendosjen e popullatës në skajin më jugor të Rripit të gazës në përgatitje të dëbimit jashtë territorit. Katz paraqiti planin e tij për Gazën pak para se Netanyahu të mbërrinte në Uashington DC për të takuar presidentin donald Trump, ku sic është thënë, ai do të vendosej nën presion për të pranuar një marrëveshje armëpushimi që do ti jepte fund ose do të ndalte luftën 21 mujore.

Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49