Top News – Iu besua një marinsi në aeroport… / Pas muajsh kërkimi, gjendet foshnja në Kabul
19/12/2021 18:06

Mund të ketë shumë shpejt një fund të gëzuar historia e Sohail Ahmadit, foshnjes afgane që prej muajsh rezulton e zhdukur pasi iu besua nga prindërit një marinsi amerikan në aeroportin Hamid Karzai në Kabul, gjatë tërheqjes kaotike nga afganistani, verën e kaluar. Sipas Times, fëmija është gjetur dhe do të niset tani drejt amerikës për tiu bashkuar prindërve të tyre. Foshnja që tani është gjashtë muajshe, është tani e sigurt, pasi sic raportohet i ka shpëtuar edhe një tentative për rrëmbim. Për të është kujdesur këto muaj një taksist në kabul, shkruan e përditshmja londineze. Prindërit e tij, Mirza ali Ahmadi dhe bashkëshortja e tij, Suraja, 35 dhe 32 vjec, prej muajsh kanë lëshuar apele me shpresën se do ta rigjenin foshnjën. Me ngjarjen është marrë një organizatë jo qeveritare, që disa ditë më parë kishte folur për një pistë shumë të besueshme në të cilën po punonte. Cifti Ahmadi ishte në aeroportin e Kabulit më 19 gusht për tu larguar nga vendi pas ardhjes në pushtet të talebanëve. Të përfshirë nga turma, ata ia kishin besuar foshnjen e tyre një ushtaraku amerikan me frikën se ai do të shtypej nga turma, duke menduar se shumë shpejt do të ribashkoheshin. Por që nga ai moment, nuk kishin patur më asnjë lajm. Më pas, cifti ishte evakuuar bashkë me katër fëmijët e tyre, duke arritur në Fort Bliss, në Teksas pas një udhëtimi të gjatë me ndalesa fillimisht në katar e më pas në gjermani.

Top News- Aksidentohet autobusi me 50 pasagjer nga Kosova, përplaset me kamionin
20/08 11:16
Top Channel/ Trump “nervozohet” me Putin: Më duket se ai vërtet nuk do marrëveshje, por do ta shohë!
20/08 10:59
Top Channel/ Siguria e Ukrainës i mbetet BE-së? Garancitë të paqarta- sytë nga Neni 5 i NATO-s!
20/08 10:59
Top Channel/ “Ashtu e ka ai”: Albanese s`e vë “hiç” ujin në zjarr për komentet e Netanyahut!
20/08 10:59
Top Channel/ Putini propozon Moskën për takimin me presidentin ukrainas, Zelensky refuzon
20/08 09:10
Top Channel/ Putin-Zelensky në Budapest? Opsion i ri për takimin, Trump:Ukraina e ka humbur Donbasin
19/08 22:57
Top Channel/ Kisha 113-vjeçare “udhëton” 5 km në Suedi. Rrezikohej nga gërmimet nën tokë
19/08 22:28
Top Channel/ Ekzekutimi i Artur Bashimit në Athinë! E shkuara kriminale në Shqipëri e Greqi
19/08 21:43
Top News – Putin ‘fton’ Zelenskin në shtëpinë e tij. Propozon që takimi i paqes të mbahet në Moskë
19/08 19:45
Top Channel/ NATO mblidhet të mërkurën! Diskutimi për Ukrainën, 5 pikat “e nxehta” që duan zgjidhje
19/08 19:16
Top Channel/ Putini propozon Moskën për takimin me presidentin ukrainas, Zelensky refuzon
19/08 19:15
Top News – ‘Europa hipokrite me Ukrainën’. Lavrov-Kërkon siguri, por s’pyet sigurinë e Rusisë
19/08 19:05
Top News-Zelenskin e ndalon vetvetja të flasë me Putin. Një dekret i 2022, bllokon bisedimet e paqes
19/08 18:00
Top News – Raketat ruse alarmojnë NATO-n / Ngrihen me urgjencë avionët luftarakë, Polonia në ankth
19/08 15:48
Top Channel/ Macron sugjeron Gjenevën neutral për takimin Putin e Zelensky: Hap Kutinë e Pandorës!
19/08 15:31
Top News – Putin thotë ‘po’, në tavolinë me Zelenskin / Macron propozon Gjenevën, takimi në gusht
19/08 14:34
Top News – Letër Melanias dhe tetë ‘faleminderit’ / Si e joshi Zelenski Trumpin në Shtëpinë e Bardhë
19/08 14:22
Top News – Alarm ajror në Kiev para bisedimeve / Putin shantazhon, 270 dronë e 10 raketa gjatë natës
19/08 14:10
Top News – Trump ‘fikson’ takimin Zelenski-Putin / Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë?
19/08 12:36
Top News – Qindra tonë ushqime drejt Gazës / Niset anija e shpresës nga Qiproja, territori në krizë
19/08 12:10