Grupe protestuesish u mblodhën në kryeqytetin italian, Romë, për të ngritur zërin kundër përdorimit të maskës si mënyrë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Organizatorët përfshinin partinë e djathtë ekstreme Forza Nuova (FN), lëvizjen anti-vax dhe grupet civile që e mohojnë virusin, të cilat ankohen prej kohësh për për të gjitha masat paraprake të marra kundër Covid 19 nga qeveria italiane. Askush nga protestuesit në demonstratë nuk u pa të mbante maskë fytyre.