Top News – Italia i bllokon vaksinat/ Australia i kërkon BE-së rishikimin e vendimit
05/03/2021 12:20

Australia kërkoi nga Komisioni Evropian që të rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar një dërgesë me vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit. Italia, e mbështetur nga Komisioni Evropian, e ndaloi eksportin e planifikuar të rreth 250,000 dozave të AstraZenecas, pasi prodhuesi i ilaçeve nuk arriti t’i përmbushë zotimet e tij ndaj kontratës me Bashkimin Evropian. “Australia e ka ngritur çështjen me Komisionin Evropian përmes kanaleve të shumta”, tha ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, para gazetarëve në Melburn. AstraZeneca kërkoi leje nga autoritetet italiane për të eksportuar 250,000 doza nga fabrika Anagni afër Romës, por Qeveria italiane refuzoi. Hunt tha se Australia ka marrë tashmë 300,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat do të zgjasin derisa të rritet prodhimi vendas i vaksinës. Australia nisi programin e imunizimit dy javë më parë, duke vaksinuar fillimisht stafin shëndetësor dhe qytetarët e moshuar me vaksinën Pfizer, edhe pse dozat e kësaj të fundit janë të kufizuara në të gjithë botën. Vendimi i Italisë vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri Mario Draghi, i cili e mori detyrën muajin e kaluar, u tha udhëheqësve të tjerë të BE-së se blloku duhet ta përshpejtojë vaksinimin dhe të marrë masa kundër kompanive farmaceutike, që nuk kanë arritur t’i sigurojnë furnizimet e premtuara. Vendet e BE-së kanë nisur imunizimin në fund të dhjetorit, por po lëvizin me një ritëm më të ngadalshëm se shumë vende të tjera. Zyrtarët i kanë fajësuar poblemet me furnizim nga prodhuesit kryesorë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11