Top News – Irani ‘tremb’ Izraelin / Zyrtari amerikan në Tel Aviv për diskutime
22/12/2021 15:26

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett ka rikonfirmuar kundërshtimet e Izraelit ndaj negociatave për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore. Ai i ka bërë këto komente në një takim me Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan. Sullivan i ka thënë Bennettit më 22 dhjetor se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë në një “pikë kritike” për një mori çështjesh dhe se duhet të hartojnë një strategji të përbashkët. Udhëtimi i Sullivanit në Izrael vjen teksa negociatorët kanë raportuar se bisedimet në Vjenë për ringjallje të marrëveshjes janë duke u zhvilluar me ritëm të ngadalshëm. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara pasi, sipas tyre, koha që i duhet Iranit për të krijuar armë bërthamore është bërë e shkurtër dhe kjo është e papranueshme. Zyra e Bennetit ka thënë përmes një deklarate se ai dhe Sullivan kanë diskutuar për Iranin dhe përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen. Izraeli ka kritikuar vazhdimisht bisedimet në Vjenë. Rundi i fundit i bisedimeve është mbajtur më 17 dhjetor dhe ato pritet të vazhdojnë javën e ardhshme. “Ajo çfarë ndodh në Vjenë ka ndikim të madh për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe për sigurinë e Izraelit në vjetët në vazhdim”, i ka thënë Bennett Sullivanit. Uashingtoni është larguar nga marrëveshja bërthamore më 2018 dhe Irani ka rikthyer disa aktivitete bërthamore, të cilat ishte zotuar se do t’i ndalte. Irani mohon se është duke krijuar armë bërthamore. Presidenti amerikan, Joe Biden është shprehur i interesuar që SHBA-ja të jetë sërish pjesë e marrëveshjes, nëse Irani e zbaton atë plotësisht.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11