Top News – Irani për sulmet e SHBA se/ Po e inkurajoni vetë terrorizmin
27/02/2021 15:30

Sulmet ajrore amerikane kundër milicive të mbështetura nga Irani në lindje të Sirisë, do të inkurajojnë terrorizmin në rajon deklaroi një zyrtar i lartë i sigurisë në Teheran. Washingtoni njoftoi se ka kryer sulme ajrore ndaj pozicioneve të milicive pro-iraniane në Sirinë lindore, në afërsi të kufirit me Irakun, në përgjigje të sulmeve me raketa kundër caqeve amerikane në Irak.“Veprimet e fundit të Amerikës forcojnë dhe zgjerojnë aktivitetet e Shtetit Islamik në rajon”, deklaroi Ali Shamkhani, anëtar i Këshillit Suprem të Iranit.Ai këto komente i bëri gjatë takimit në Iran me ministrin e Jashtëm irakian, Faud Hussein.“Sulmi ndaj forcave rezistencës kundër terroristëve është fillimi i një raundi të ri të terrorizmit të organizuar”, citohet të ketë thënë ai sipas Reuters. Zyrtarët e milicisë irakiane thanë se nga këto sulme mbeti i vrarë një luftëtar dhe u plagosën katër të tjerë. Administrata Biden e ka bërë të qartë se do të veprojë në mënyrë që të shmanget një përshkallëzim i madh i situatës në këtë rajon. Shamkhani tha se “ne do ta konfrontojmë planin e SHBA-së për të ringjallur terrorizmin në rajon”, por nuk dha detaje të tjera. Zyrtarët perëndimorë dhe disa udheheqes irakianë kanë fajësuar grupet e mbështetura nga Irani, se janë përfshirë në sulmet vdekjeprurëse me raketa mbi objektivat amerikane në Irak gjatë këtij muaji.

Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10