Në Vjenë të Austrisë do të vazhdojnë bisedimet që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore. Ky do të jetë raundi i fundit i bisedimeve, në përpjekje për ta bërë të zbatueshme marrëveshjen dhe për të bindur Teheranin që t'i japë fund shkeljes së saj.