Top News – Inspektorët e rinj të shtetit. Nis faza e dytë e testimit për kontrollorët e ushqimit
29/08/2025 16:19

Sipas kërkesës publike të kryeministrit Edi Rama, po vijon faza e dytë e testimit të burimeve njerëzore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. 275 inspektorë po vlerësohen nga një komision i posaçëm i përbërë nga tre pedagogë të universitetit bujqësor të Tiranës dhe dy përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë. Ligji për inspektoriatet, që ka hyrë në fuqi prej muajit maj parashikon unifikimin e AKU-së, Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Akuakulturës në një drejtori të vetme inspektimi pranë Ministrisë së Bujqësisë, ku do të angazhohen inspektorët e AKU-së në bazë të rezultateve të testimeve dhe intervistave individuale që do të vijojnë deri më pesë shtator. Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik një kuadër të ri ligjor për kontrollin e sigurisë ushqimore, masat mbrojtëse kundër dëmtimit të bimëve dhe ushqimet për kafshët. Ekspertët e sigurisë ushqimore shohin me shqetësim një nen të këtij drafti që ka të bëjë me delegimin e detyrave të kontrollit zyrtar nga Institucioni Përgjegjës për Kontrollet Zyrtare. Parashikohet që kontrolli i sigurisë ushqimore mund t’i kalojë kompanive private, të cilat plotësojnë disa kushte ligjore. “Personi fizik duhet të ketë aftësitë, pajisjet dhe infrastrukturën e nevojshme për të kryer detyrat e kontrollit zyrtar që i janë deleguar, kualifikim dhe përvojë të përshtatshme si dhe të jetë i drejtë, i paanshëm dhe nuk pa asnjë konflikt interesi për kryerjen e detyrave të kontrollit zyrtar që i janë deleguar” – thuhet në draft. Ekspertët e sigurisë ushqimor ngrenë shqetësimin se garantimi i sigurisë ushqimore i shtetit nuk mund të privatizohet, por duhet të jetë vetëm në kompetencë të institucioneve shqiptare.

Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48
Top Channel/ Pezullohen 7 policë për reagimet në protestë. Caka: 55 ankesa, 4 të tjerë nën hetim
23/10 15:45
Top Channel/ Protestë me bluza të bardha, i riu te Mjekësia kundërshton akuzat Ramës
23/10 15:44
Top Channel/ Rama: Dhuna nga Antifa dhe fonde nga Irani. Dalin emrat e të përfshirëve në vandalizëm
23/10 15:43
Top News – Rama e nxorri me precedentë penalë, i riu tregon dëshminë e penalitetit-Jam i padënuar
23/10 15:36