Top News – Inspektorët e rinj të shtetit. Nis faza e dytë e testimit për kontrollorët e ushqimit
29/08/2025 16:19

Sipas kërkesës publike të kryeministrit Edi Rama, po vijon faza e dytë e testimit të burimeve njerëzore të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. 275 inspektorë po vlerësohen nga një komision i posaçëm i përbërë nga tre pedagogë të universitetit bujqësor të Tiranës dhe dy përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë. Ligji për inspektoriatet, që ka hyrë në fuqi prej muajit maj parashikon unifikimin e AKU-së, Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Akuakulturës në një drejtori të vetme inspektimi pranë Ministrisë së Bujqësisë, ku do të angazhohen inspektorët e AKU-së në bazë të rezultateve të testimeve dhe intervistave individuale që do të vijojnë deri më pesë shtator. Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik një kuadër të ri ligjor për kontrollin e sigurisë ushqimore, masat mbrojtëse kundër dëmtimit të bimëve dhe ushqimet për kafshët. Ekspertët e sigurisë ushqimore shohin me shqetësim një nen të këtij drafti që ka të bëjë me delegimin e detyrave të kontrollit zyrtar nga Institucioni Përgjegjës për Kontrollet Zyrtare. Parashikohet që kontrolli i sigurisë ushqimore mund t’i kalojë kompanive private, të cilat plotësojnë disa kushte ligjore. “Personi fizik duhet të ketë aftësitë, pajisjet dhe infrastrukturën e nevojshme për të kryer detyrat e kontrollit zyrtar që i janë deleguar, kualifikim dhe përvojë të përshtatshme si dhe të jetë i drejtë, i paanshëm dhe nuk pa asnjë konflikt interesi për kryerjen e detyrave të kontrollit zyrtar që i janë deleguar” – thuhet në draft. Ekspertët e sigurisë ushqimor ngrenë shqetësimin se garantimi i sigurisë ushqimore i shtetit nuk mund të privatizohet, por duhet të jetë vetëm në kompetencë të institucioneve shqiptare.

Top Channel/ Trump: Ukraina mund të fitojë, Qëlloni avionët rusë
23/09 23:40
Top News- Trump fjalim ‘rekord’ në OKB, shpërthen ndaj politikave të migracionit dhe klimës
23/09 23:15
Top Channel/ Shmanget sulmi në selinë e OKB, goditet rrjeti që do paralizonte New Yorkun
23/09 22:49
Top Channel/ Kosovë, një javë nga ultimatumi/ Ekspertët: të përsëritjet votimi i dy nënkryetarëve
23/09 22:49
Top News- Paratë e drogës ktheheshin në ar, drejtohej nga sirianët, u transportua dhe në Kosovë
23/09 22:38
Top News- ‘Tersi’ ndjek Trump në OKB. i bllokohen shkallët, por thyen rekord me fjalimin
23/09 21:37
Top News- Zëvendësuesi i Zaçajt në Kushtetuese/ KED miraton listën përfundimtare të kandidatëve
23/09 21:11
Top News- Trump shpërthen ndaj OKB akuza të forta: Po financon migracionin, po shkatërroni…
23/09 20:57
Top Channel/“Fëmijët” çelin sezonin në teatër, sezoni nis me dramën e regjisorit francez Eric Vigner
23/09 20:01
Top Channel/ Zbulohet skema e piramidave online, rrëfehet i arrestuari i fundit
23/09 19:49
Top Channel/ Gjyqi ndaj Altin Hajrit, në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës
23/09 19:48
Top Channel/ QSUT, 5 drejtorë në 2 vite! Ministrja e re, Evis Sala, e nis detyrën me largime
23/09 19:37
Top Channel/ Shkarkimi i zv.ministrit që pinte cigare, flet qytetari që denoncoi Andi Mahilajn
23/09 19:33
Top News- Ndryshime tek QSUT dhe FSDKSH, ministrja Sala prezanton drejtorët e rinj
23/09 19:26
Top News- Këshilli shkarkon Erion Veliajn/ PS dhe PD bashkojnë votat, vendimi i shkon Ramës
23/09 18:29
Top News- Momenti I shkarkimit të Erion Veliajt, PS dhe PD bashkojnë votat, kush refuzoi të votonte
23/09 18:25
Top News- Shëndetësia e arsimi në një sistem/ Rashiç: Duhen konsultime dhe përfshirja e Listës Serbe
23/09 17:02
Top News – Trump fajësoi paracetamolin. Agjencia e BE- Nuk ka asnjë lidhje mes tij dhe autizimit
23/09 16:52
Top News – Po fliste për Gazën dhe Izraelin. Presidentit turk i fiket mikrofoni në fjalimin e OKB
23/09 16:47
Top News- Kosova, në ngërç prej muajsh / Kurti ‘në detyrë’, shmang pyetjen për qeverinë e re
23/09 16:45