Top News – Inspektorët bërthamorë/ Irani vendos t’u kufizojë aksesin në impiante
22/02/2021 16:26

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, tha se Irani ka rënë dakord t’iu zgjasë aksesin inspektorëve të Kombeve të Bashkuara në lokacionet e tij bërthamore edhe për tre muaj. Megjithatë, marrëveshja e negociuar midis Grossit dhe zyrtarëve iranianë do t’iu japë atyre më pak akses dhe nuk i lejon të bëjnë inspektime të parakohshme. Irani është duke ndryshuar politikën e tij, pasi Shtetet e Bashkuara nuk ia kanë hequr sanksionet, të vendosura prejse ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Me këtë marrëveshje, Irani është pajtuar të frenojë aktivitetin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Trump është tërhequr në vitin 2018 nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet kundër Republikës Islamike. Irani, i cili ka nisur të pasurojë edhe uranium përtej kufijve të lejuar, thotë se nuk do t’iu kthehet kushteve të marrëveshjes, derisa SHBA-ja nuk vepron plotësisht në përputhje me të. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, insiston që Irani të veprojë i pari. Kriza mbi programin bërthamor të Iranit është në agjendën ndërkombëtare për gati 20 vjet. Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm për qëllime paqësore, ndërsa SHBA-ja dhe fuqitë tjera botërore dyshojnë se ai po përpiqet të zhvillojë fshehurazi armë bërthamore.

Top News – Ushtritë Evropiane ‘hyjnë’ në Ukrainë / Stërvitje e ‘Të vullnetshmëve’ në Poloni
09/11 15:35
Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09