Top News – Infektimi me koronavirus/ Sa i madh është rreziku në natyrë
08/03/2021 12:01

Mundësia e infektimit në natyrë nga virusi është dukshëm shumë më e ulët se sa në mjediset e mbyllura – qoftë nga varianti fillestar apo nga mutacionet e virusit. Aerosolet në ajër luajnë një rol vendimtar në përhapjen e koronavirusit. Sipas ekspertëve jashtë aerosolet shumë shpejt e humbasin rrezikshmërinë. “Kjo ka të bëjë me faktin, se qarkullimi i ajrit jashtë është më i madh. Duke pasur rryma ere shumë shpejt ndodh efekti i hollimit”, shpjegon për DW, Nico Mutters, drejtor i Institutit të Higjenës dhe Shëndetit Publik në Klinikën e Universitetit të Bonit. Edhe Birgit Wehner, studiuese e aerosoleve në Institutin Leibniz për Studimet e Troposferës, thotë, se piklat, që dalin nga procesi i frymëmarrjes, jashtë thahen dhe hollohen më shpejt. Në një deklarim të Shoqatës për Studimet e Aerosoleve, që është nënshkruar edhe nga Wehner, thuhet megjithatë, se në grupime të mëdha njerëzish me distanca të vogla as në natyrë nuk mund të përjashtohet rreziku i ngjitjes së virusit. Pra edhe jashtë duhet të respektohen rregullat e distancës 1.50 deri në 2 metra. „Nëse nuk e ruani distancën dhe qendroni ballë për ballë me njeri tjetrin e flisni me zë të lartë, këndoni apo pështyni, atëherë mund të infektoheni përmes aerogeneve infektuese, thotë në intervistë për DW virologu Alexander Kekulé. Ai njihet në media për kriitkat e tij ndaj masave të qeverisë. Sipas tij me virusin duhet të komportohemi pa u kufizuar në mënyrën e jetesës.

Top Channel/ BE ndalon rrjetet sociale nën 13 vjeç: Mbrojmë fëmijët
16/09 23:01
Top News-Gjenerali “i tmerrshëm” i Putinit vritet nga një dron ukrainas në Donetsk, Moska ‘pa krahë’
16/09 21:30
Top News – Asnjë rrjet social para moshës 13 vjeç/ Von der Leyen prezanton planin, preken dhe 15-vjeçarët
16/09 21:00
Top News – Qeni që drejtoi shtëpinë e bardhë ngordh, zi në familjen presidenciale
16/09 19:32
Top News – 40 mijë bomba njëtonëshe në Izrael / Trump ‘ndryshon mendje’, 2.8 miliardë USD armatime
16/09 17:31
Top News – Të ndalim garën e armatimit në hapësirë! Rusia paqebërëse, apel SHBA-së: Ka ende kohë
16/09 17:00
Top News – Avioni i Zelenskit në shënjestër / Rusia sulmoi Moldavinë, ‘për pak u godit nga një dron’
16/09 15:37
Top Channel/ Totali 81 vite burg: Gjykata “shfajësoi” UÇK-në: “Faji ishte individual”!
16/09 15:09
Top Channel/ Haga dënon katërshen e UCK-së: “Krime ndaj kundërshtarëve, vrasje e torture”!
16/09 15:01
Top News – Lufta në Iran, 38 miliardë dollarë / Kostoja në qiell, rritet me 3 mld USD çdo muaj
16/09 13:51
Top News – Shembet pallati, 12 viktima e 100 zhdukur / Tragjedi mes rrënojave në Gaza
16/09 13:51
Top News – Helikopteri rrëzohet mbi shtëpi / Flakë e tym mbi Los Angeles, të paktën 3 viktima
16/09 13:39
Top News – Vrasje të shënjestruara në SHBA e BE / Shërbimet ruse të inteligjencës kanë gati planet
16/09 13:36
Top News – Kanadaja ‘pranohet’ në BE / Von der Layen hap dyert: Anëtare e asociuar
16/09 13:34
Top News – Ed Sheeran braktistet nga kolegët. Artistët largohen nga turneu i tij, shkak Palestina
16/09 13:30
Top Channel/ Specialja dënon me 13 vite burg Rexhep Selimin
16/09 12:26
Top Channel/ Dënimi për Kadri Veselin, Specialja cakton 18 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ Vendimi për Hashim Thaçin, Specialja e dënon me 25 vite burg
16/09 12:22
Top Channel/ BE “sfidon” Trumpin, afron Kanadanë: “Të bëhet anëtarja e parë e asociuar e bllokut”!
16/09 12:08
Top Channel/ Karburantet në Gjermani çmime rekord, Merz: “Do të ndërhyjë qeveria”!
16/09 11:56