Top News-Ilaçe të reja për covidin / Rekomandimi i OBSH-Rrisin shanset për mbijetesë
14/01/2022 12:03

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar dy ilaçe të reja për trajtimin e pacientëve me sëmundjen COVID-19. Ilaçi baricitinib që përdoret për trajtimin e artritit reumatoid, sipas OBSH-së, rekomandohet të përdoret te pacientët e sëmurë rëndë dhe ata kritikë, në kombinim me kortikosteroidet, që janë ilaçe të fuqishme kundër inflamacioneve dhe forcojnë përgjigjen imunitare. OBSH-ja tha se ky rekomandim bazohet në të dhënat që sugjerojnë se përmirëson shanset e mbijetesës dhe zvogëlon nevojën që pacientët të futen në ventilator dhe nuk është gjetur se shkakton efekte anësore. Ekspertët e OBSH-së thanë se baricitinib ka efekte të ngjashme sikurse ilaçet e tjera për artritin, frenuesit e IL-6 (ilaçe anti-inflamatore), prandaj nëse këto dy ilaçe janë në dispozicion, kjo organizatë rekomandon që pacientët të zgjedhin njërën nga to “në bazë të kostos, disponueshmërisë dhe rekomandimit të mjekut”. Megjithatë, nuk rekomandohet që këto dy ilaçe të merren në të njëjtën kohë. Rekomandimi i përdorimit të këtyre ilaçeve është bërë nga të dhënat e reja nga shtatë studime, ku janë përfshirë 4,000 pacientë me COVID-19 me infeksione të lehta, të rënda dhe kritike. Në përditësimin e udhëzimeve për trajtimin e COVID-19, ekspertët e OBSH-së kanë rekomanduar mos përdorimin e dy ilaçeve ruxolitinib dhe tofacitinib për pacientët me COVID-19 të sëmurë rëndë apo në gjendje kritike, pasi në studime nuk është gjetur se pacientët mund të kenë përfitime nga to dhe ka rrezik për efekte të rënda anësore.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB