Prokurori i Vlorës i akuzuar për “shpërdorim detyre”, Maksim Sota, i kërkoi Apelit të Posaçëm ta lirojë nga izolimi në shtëpi. Prokurori i pezulluar, pas ndalimit të tij gjatë operacionit “Shpirti” kërkon në Apel të shfuqizojë ose zëvendësojë këtë masë sigurie me një masë më të lehtë. Kërkesa e tij do të shqyrtohet nga gjyqtarja Saida Dollani. Dyshimet e SPAK mbi prokurorin Sota u ngritën pas deklarimeve të bashkëpunëtorëve të drejtësisë të dosjes “Shpirti”, sipas të cilëve prokurori kishte qëndruar në një shtëpi, qiraja e së cilës ishte paguar nga Ilirjan Duçellari (Zaimi). Po sipas dëshmive, prokurori kishte dijeni se Duçellari ishte përfshirë në trafik narkotikësh.