Top News – I ndaloi hyrjen ekipit të saj në Kinë/ OBSH- ka një problem me vizat
06/01/2021 12:15

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu zhgënjim që zyrtarët kinezë nuk miratuan lejet për futjen në vend të një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë për të analizuar origjinën e koronavirusit. Në konferencën e përjavshme të OBSH-së të martën në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte autorizuar futjen e ekipit shkencor, një pjesë e të cilit është aktualisht në rrugë e sipër drejt Wuhanit ku u diktua për herë të parë virusi. Pas njoftimit, pjesëarët e tjerë të ekipit anuluan planet për udhëtim. Zoti Tedros tha se planet për vizitën e ekipit shkencor ishin hartuar në bashkëpunim mes zyrtarëve të OBSH dhe qeverisë kineze si dhe vendeve nga ishin shkencëtarët që do të shkonin në Wuhan. Ai tha se OBSH u informua të martën se “zyrtarët kinezë nuk kanë finalizuar lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë”. Zoti Tedros tha se kishte kontaktuar zyrtarët kinezë. “E kam bërë përsëri të qartë se ky është mision me përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar. Më kanë siguruar se Kina po përshpejton procedurat e brendshme për mbërritjen sa më parë të shkencëtarëve”. Më 31 dhjetor 2019 Kina i raportoi OBSH për herë të parë se ishin identifikuar rastet e para të pacientëve me pneumoni të shkaktuara nga një virus i panjohur në Wuhan. Ministrat e shëndetësisë i bënë thirrje OBSH në maj të identifikonte burimin e virusit dhe si kishte arritur të futej në popullatë. Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë akuzuar Kinën se ka mbajtur sekret përmasat e epidemisë në Wuhan, kanë bërë thirrje për një proces hetimor transparent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe kanë kritikuar termat e punës hetimore, e cila u ka lejuar shkencëtarëve kinezë të kryejnë fazën e parë të kërkimeve. Presidenti Trump e ka akuzuar këtë agjenci se ka vepruar si kukull në duart e qeverisë kineze gjatë kësaj pandemie. Koronavirusi është patogjeni që shkakton sëmundjen COVID-19.

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01