Kushtet e vështira meteorologjike duket se ka shkaktuar dëme të mëdha në Turqi. Sipas mediave të huaja bëhet me dije se erërat e fuqishme dhe reshjet e dendura të shiut kanë prishur mjaft biznese vendase apo edhe shtëpi private. Raportohet gjithashtu se kane qenë të shumta dëmtimet për shkak të erës së fortë, e cila ka shkulur struktura të ndryshme metalike të vendosura prej tyre duke i hedhur dhjetra metra më tej. Nga ana tjetër autoritetet deri më tani kanë raportuar për disa të lënduar prej shkëputjes së tendave dhe strukturave të ngjashme.