Top News – Hunter Biden/ Materiale kompromentuese në laptop
01/11/2020 14:51

Laptopi i Hunterit, djalit të kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden është kthyer në temë dite në SHBA. Mediat e huaja pretendojnë se mes materialeve të gjetura aty ka dhe fotografi kompromentuese, në të cilat 50 vjecari shfaqet duke konsumuar kokaine ndërsa kryen marrëdhënie intime me një femër të paidentifikuar. Demonët e Hunterit të përfshirë dhe një skandal në Ukrainë, duket se janë dokumentuar shumë qartë edhe nga divorci me të shoqen Kathleen e cila thoshte se atij i intereson droga, alkooli, punonjëset e seksit dhe klubet e striptizës. Veç kësaj, u zbulua se 50-vjeçari kishte shpenzuar 21 mijë dollarë në një faqe pornografike. Telashet tani, sa vjen e shtohen. Raportet në shtypin e huaj flasin për shuma të mëdha të shpenzuara me eksorta dhe fatura masive nëpër hotele, që tregojnë se shpeshherë ka paguar për disa dhoma njëherazi brenda natës. “Niveli i shthurjes morale të djalit të Joe Bidenit në raport me lëndët narkotike, pijen dhe femrat, e bën atë një shënjestër të mundshme të përpjekjeve për shantazh, me qindra dokumente e fotografi kompromentuese të zbuluara në laptopin e vet”, shkruan Daily Mail. Një burim që është në dijeni të përmbajtjes së kompjuterit, thotë se niveli i shpenzimeve të Hunterit në site-e pornografike ishte aq i lartë, sa në një moment, iu refuzua dhe karta e kreditit. Dy herë i martuar dhe me katër fëmijë, tre nga të cilët me ish bashkëshorten Kathleen, Hunter ka një histori të gjatë abuzimi me drogën dhe alkoolin. Vetë i ati Joe, i sulmuar nga Donald Trump për këtë fakt e ka pranuar një gjë të tillë ndërsa pretendonte se i biri e ka kapërcyer tashmë problemin e tij të vjetër.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20