Qeveria e kryeministrit holandez, Mark Rutte dha dorëheqjen pasi mijëra familje u akuzuan gabimisht për mashtrim me ndihmat sociale për fëmijët duke u detyruar t'i kthejnë paratë. Dorëheqja kërcënon një paqëndrueshmëri politike, teksa vendi lufton me pandeminë e koronavirusit. Mijëra prindër u detyruan të paguanin shuma të mëdha parash dhe të përfundonin në shkatërrim financiar. Kryeministri Mark Rutte pranoi pwrgjegjwsinw pwr dwshtimin.