Top News – Hipopotamët e Pablo Escobar/ Kolumbi, “kërcënojnë ambientin, duhen vrarë”
10/02/2021 12:22

Hipopotamët e importuar ilegalisht në Kolumbi, në vitet ‘80, për kopshtin zoologjik privat të ish-mbretit të drogës, Pablo Escobar, jetojnë tani në gjendje të egër dhe janë shtuar ndjeshëm në dekadat e fundit, aq sa po përbëjnë një kërcënim serioz për biodiversitetin. Alarmi është lëshuar nga një grup shkencëtarësh, sipas të cilëve, këto kafshë duhet të eleminohen para se të shfarosin të gjithë florën dhe faunën lokale. Eskobari kishte ngritur edhe një kopsht zoologjik në fortesën e tij të madhe, Hacienda Napoles, në Doradal, me rinocerontë, elefantë, gjirafa, hipopotamë dhe kafshë të tjera ekzotike. Kur ai u vra, në 1993, shumë nga këto kafshë, u transferuan diku tjetër ose ngordhën, por hipopotamët u braktisën edhe për shkak të kostos së lartë dhe problemeve logjistike të lidhura me transportin e tyre. Tentativat e shumta të qeverisë për të kontrolluar popullatën e tyre, kanë dështuar dhe përllogaritet se vetëm në tetë vitet e fundit numri i tyre është rritur nga 35 në 65 ose 80 ekzemplarë. Sipas një studimi të këtyre shkencëtarëve, të publikuar muajin e kaluar në revistën “Biological Conservation”, veç të tjerash, mund të arrijë në kuotën 1500 brenda vitit 2035. Por sidoqoftë, ideja për të eleminuar hipopotamët ka ndezur edhe kritika nga popullata lokale, që tashmë i konsideron ata banorë të përhershëm.

Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02