Dështon sërish mbledhja e komisionit hetimor për shërbimin publik të sterilizimit dhe check up. Karriget e anëtarëve të Partisë Socialiste mbetën bosh teksa përmes një letre mazhoranca shpjegon se sipas saj në komision po injektohet fryma e imponimit, paragjykimit dhe nxitimit për të realizuar një proçes partiak politik e jo një “proces të rregullt ligjor”.