Top Channel/ Trump, plan paqeje edhe në Ukrainë: Zyrtarët e Pentagonit mbërrijnë në Kiev!
20/11/2025 11:17

Zyrtarë të lartë të Pentagonit kanë mbërritur në Kiev për të "diskutuar përpjekjet për t'i dhënë fund luftës" me Rusinë, e pohuar kjo nga ushtria amerikane që sqaroi se ekipi, i udhëhequr nga Sekretari i saj, Dan Driscoll, pritet të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky kur ai të kthehet nga udhëtimi në Turqi. Lajmi mbërrin një ditë pas raporteve se SHBA-ja dhe Rusia kanë përgatitur një plan të ri paqeje, i cili parashikon lëshime të mëdha nga Ukraina, por që zyrtarisht nuk është konfirmuar as Uashingtoni, e as nga Moska. Ai erdhi po kështu pas njoftimeve se Rusia kishte ndërmarrë njërin prej sulmeve më të egra ndaj vendit fqinj që prej nisjes së pushtimit të tij shkurtin e vitit 2022. "Sekretari Driscoll dhe ekipi i tij mbërritën këtë mëngjes në Kiev në emër të administratës amerikane, në një mision faktmbledhës gjatë të cilit do të takohen me zyrtarë ukrainas dhe do të diskutojnë përpjekjet për t'i dhënë fund luftës", theksoi zëdhënësi i Ushtrisë, Kolonel David Butler. Driscoll dhe Gjenerali Randy George, komandanti i ushtrisë amerikane në Europë, janë zyrtarët më të lartë ushtarakë amerikanë që zhvillojnë bisedime në kryeqytetin ukrainas që kur Presidenti Donald Trump mori detyrën në janar. Duke cituar burime që kanë dijeni për cështjen, Axios, Financial Times dhe Reuters raportuan se planet kërkojnë që Ukraina të tërhiqet plotësisht nga rajonet e kontestuara të Donetskut dhe Luhanskut dhe të pranojë kufizime si zvogëlimin e ushtrisë së saj. I dërguari special i Trump, Steve Witkoff, dhe i dërguari i udhëheqësit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, besohet se kanë qenë të përfshirë në punën për hartimin e planit 28 pikësh të paqes.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54