Top Channel/ Gjermania, rikthim tek gazi rus? Lëkundet CDU: Të rishqyrtojmë sanksionet ndaj Moskës!
20/11/2025 11:19

Një debat i fortë është ndezur në Gjermani lidhur me vazhdimësinë e kursit ndaj Rusisë. Dhe duket nuk është vetëm Afd-ja që kërkon rishikim qëndrimi. Lëkundje tani edhe brenda vetë CDU-së, vecanërisht sa i takon rikthimit tek produktet ruse të energjisë. Debati u nxit nga Kryeministri i Saksonisë Michael Kretschmer, i cili deklaroi në një intervistë për Funke Media Group se: "Ne duhet të shqyrtojmë edhe sanksionet kundër Moskës nga perspektiva jonë ekonomike." Prandaj, shtoi ai, duhet të jetë në interes të Gjermanisë "të vazhdojë furnizimet me energji nga Rusia pas armëpushimit". Europa thjesht ka nevojë për energji me çmime të përballueshme, tha Kretschmer. Prandaj, Rusia duhet "të rivendoset si një partner tregtar në planin afatgjatë - pa krijuar një varësi të re", beson kreu i qeverisë së shtetit lindor gjerman të Saksonisë. Kjo nuk është hera e parë që Kretschmer ka mbështetur marrëdhënie më të ngushta me Rusinë kur bëhet fjalë për politikën energjetike. Që në vitin 2022, pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës, politikani i CDU-së shprehu publikisht një mendim të ngjashëm. Ky qëndrim është kundërshtuar nga vetë kolegu i tij i partisë, Roderich Kiesewetter që thotë se interesi i Gjermanisë duhet të jetë "që Ukraina të fitojë luftën, të kthehet në kufijtë e saj të vitit 1991 dhe të largojë plotësisht Rusinë". Para sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, Rusia ishte një nga furnizuesit më të rëndësishëm të energjisë për Gjermaninë, por që prej agresionit rus, Gjermania më nuk furnizohet me gaz dhe naftë nga Rusia. Europa ka kaluar tre vite të dhimbshme duke u shkëputur nga gazi lindor dhe pasojat më të mëdha i vuajti ekkonomia gjermane, që është dhe më e madhja e bllokut. Industria gjermane u ndërtua mbi gazin e lirë rus dhe çmimet në rritje të energjisë tashmë kanë penguar rritjen dhe kanë detyruar disa prodhues të zhvendosin prodhimin jashtë vendit.

Top Channel / Lajm tronditës! Papa Leoni XIV me kancer! Sëmundja i ka prekur mushkërinë
14/10 00:16
Top Channel / Aferat që larguan ambasadoren në Greqi! E hoqi Trump
14/10 00:14
Top News – Studentët grekë në protestë. ‘Ngujohen’ në shesh kundër qeverisë dhe kostos së jetesës
13/10 22:32
Top News – Korrupsion me 100 mijë dollarë. Trump shkarkon ambasadoren amerikane në Greqi
13/10 17:40
Top News – Anëtarësimi gradual. Marta Kos: Garanci që nuk do ketë regres demokratik
13/10 17:39
Top News – Anija fundoset në Detin e Zi / Bullgaria proteston, 11 anëtarë të ekuipazhit të zhdukur
13/10 15:16
Top News – Evropa të kalojë në ‘gjendje lufte’ / Rusia na ka lënë pas, duhen më shumë armatime
13/10 15:10
Top News – Alarm në Gjermani, mbyllet aeroporti/ Avionët luftarakë në ajër, ‘emergjencë në fluturim’
13/10 15:05
Top News – Papa Leoni shtrohet në spital / Operacion për heqjen e një mase në mushkëri
13/10 14:56
Top Channel/Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm të bllokut europian!
13/10 14:41
Top News – Trump kërcënon të ndalë armët / Ambasadori në NATO: Furnizimi i Kievit vazhdon
13/10 14:06
Top News – Arrestohen liderët e ‘buburrecave’ / Sfidojnë partinë e Modit në Indi, ndërhyn policia
13/10 13:54
Top News- Panik në avionin nga Nju Jorku në Izrael/Evakuohet në pistë të izoluar, kërcënim për bombë
13/10 13:51
Top News – Goditje për Trump e të djathtën ekstreme/Pasoja e sulmeve të Ukrainës mbi ‘GOOGLE-in rus’
13/10 13:06
Top Channel/ Hungaria heq kufizimet LGBTQ/ Qeveria e Magyr rrëzon ligjin për mbrojtjen e familjes
13/10 12:25
Top News – Bullgaria ‘ngre në këmbë’ NATO-n / Droni fundos anijen pranë bregut, e dyta në një javë
13/10 12:22
Top News – Tregon raketën që arrin SHBA-në / Kim Jong Un në muze, Trump dëshiron ta takojë
13/10 12:18
Top Channel/ Thaçi, gjyqi numër 2: Në 17 nëntor shpallet vendimi për pengim të drejtësisë!
13/10 12:09
Top News – Gjashtë sulme pas armëpushimit…Putin s’e dëgjon Trumpin, godet centralet në Ukrainë
13/10 11:29
Top News – Arabia Saudite në shënjestrën e Huthive / Sistemi i paralajmërimit heshti para sulmeve
13/10 11:28