Kapiteni Sir Tom Moore është ndarë nga jeta për shkak të koronavirusit. 100 vjecari, që mblodhi afro 40 milionë euro për shërbimin kombëtar shëndetësor në britani, u shtrua në spital pasi i nevojitej ndihmë për frymëmarrjen, të dielën. Vajza e tij shkroi në mediat sociale se ai ishte trajtuar për pneumoni gjatë javëve të shkuara dhe kishte rezultuar pak ditë më parë pozitiv edhe për covid 19. Veterani i ushtrisë fitoi zemrat e britanikëve duke bërë 100 xhiro rreth kopshtit të tij, para ditëlindjes së 100-të.