Një mjek anestezist u dënua me burgim të përjetshëm pasi helmoi qëllimisht 30 pacientë, 12 prej të cilëve vdiqën. Frederic Pechier, 53 vjeç, u shpall fajtor pas një gjyqi katër-mujor në Francë. Ky është një nga rastet më të mëdha të keqpërdorimit, pasi u zbulua se Pechi ka pasur kimikate të lartë, si klorur kalium dhe adrenalinë, në qeset e infuzionit të pacientëve. Sipas BBC, viktima me moshën më të vogël ishte një fëmijë katërvjeçar, ndërsa më i vjetri 89-vjeç. Prokurorët e quajtën atë ‘Doktor Vdekja’, duke e akuzuar për helmim dhe vrasje të qëllimshme. Ata theksuan se ai kishte transformuar klinikën në një “vend varrezash” duke manipuluar pacientët për të krijuar imazhin e një shpëtimtari.