Top News – Harris ndal fushatën/ Dy ndihmës rezultuan pozitive
15/10/2020 20:03

Kandidatja demokrate për zëvendëspresidente, Kamala Harris ka ndaluar udhëtimet e saj për fushatë, deri të hënën, pasi dy pjesëtarë të stafit të saj rezultuan pozitivë për koronavirus. Asnjë prej ndihmësve nuk ka patur kontakt të ngushtë me kandidatët në 48 orët para testit pozitiv, thanë zyrtarët. Harris do të fluturonte drejt Karolinës së veriut, të enjten. Pavarësisht se senatorja nuk ka patur kontakt të ngushtë me asnjë prej pjesëtarëve të stafit që rezultuan pozitiv, në linjë me angazhimet tona të fushatës, ne po anulojmë udhëtimet e senatores harris – tha menaxherja e fushatës së Biden, Jen O Malley Dillon. Një javë më parë, harris dhe Biden u shfaqën së bashku në arizona ku patën shfaqje të shumta në publik dhe intervista. Zyrtarët thanë se Harris kishte fluturuar me të dy pjesëtarët e stafit që rezultuan pozitivë, por të gjithë kishin mbajtur maska gjatë fluturimit dhe kishin respektuar distancimin social. Harris i është nënshtruar testimit dy herë që nga 8 tetor, dhe hera e fundit që rezultoi negative ishte 14 tetori. Fushata e demokratit Biden e ka bërë sigurinë e shëndetit një pjesë të dukshme të strategjisë së saj, në një përpjekje për të nxjerrë në pah kontrastin me presidentin Trump. Një numër republikanësh dhe pjesëtarësh të stafit të shtëpisë së bardhë, përfshirë edhe vetë Trump, kanë rezultuar pozitivë për koronavirus javët e shkuara.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20