Top News – Haradinaj për presidentin/ Pjesëmarrja në seancë do diskutohet veçmas
18/03/2021 14:53

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sqaroi se partia që drejton ai do të jetë pjesë e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.Për secilën seancë tjetër, Haradinaj u shpreh se grupi parlamentar i AAK-së do të diskutojë veç e veç."Nuk kam përgjigjje sot", tha Haradinaj, kur u pyet nëse AAK do të qëndrojë në sallë kur të votohet për postin e presidentit. Ai i bëri këto komente pas takimit me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ka nisur vizitën e tij në Kosovë, me qëllim të disktuohet procesi i regjistrimit të popullsisë së diasporës. Ditë më parë Haradinaj theksonte se është përgjegjësi e Lëvizjes Vetëvendosje që t’i sigurojë votat e nevojshme në kuvendin e ri për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.“Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën për ta krijuar Qeverinë; dy të tretat për presidentin janë në përgjegjësinë e tyre”, ishte komenti i tij pas takimit që pati të hënën me ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani dhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ndërsa Osmani, e cila garoi në kuadër të listës së kësaj lëvizjeje, po kërkon një mandat të plotë në krye të shtetit, një pozicion të cilin e synon prej kohësh edhe vetë Haradinaj. pas takimit konsultativ me Osmanin dhe Kurtin më 15 mars, ai nuk tregoi nëse ka hequr dorë nga ambicia për postin e kreut të shtetit.

Top Channel/ Kosovë, pesë ankesa për rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve!
29/06 14:46
Top News- E reja, autorja e dyshuar e vrasjes së 32-vjeçarit/ Ferizaj, u ndalua së bashku me babain
29/06 14:25
Top News- Vrasja e 32-vjeçarit në Ferizaj/ Babë e bijë në pranga, nëna dëshmitare
29/06 13:40
Top Channel/ Kosova vulos rezultatin e zgjedhjeve, Vetëvendosje fiton 53 mandate
27/06 15:22
Top News – ‘Do merremi me ekstremistët’. Pasi e shpalli ‘non grata’, ministri i përgjegjet Hudutit
26/06 22:39
Top News-6 kërkesa për të zhbllokuar ngërçin/AAK kushte Kurtit për krijimin e institucioneve
26/06 18:49
Top Channel/ AAK i vendos kushte Kurtit. Kërkon të zhbëjë vendimet e marra më herët
26/06 15:35
Top News – ‘Nuk po refuzojmë gazin amerikan’. Rizvanolli: Kemi zgjedhur alternativën më të lirë
26/06 14:50
Top News – Hapet rruga për institucionet. Pakicat sinjalizojnë mbështetje për Kurtin
26/06 13:29
Top News – Kurti tërheq Haxhiun. Presidentja në detyrë, jo kandidate për presidente
25/06 13:45
Top News – ‘Unë ose Lumiri për President’. Kosovë, deklarata e Lutfi Hazirit që ‘trazoi’ LDK-në
25/06 11:34
Top Channel/ “Mos keqpërdorni UÇK”! Gucati: Goxhaj s’mund të flasë në emër të luftëtarëve
24/06 19:44
Top Channel/ Kurti, gati për qeverinë e re: Formojmë institucionet dhe zgjedhim Presidentin
24/06 15:29
Top News – Revoltë në LDK pas zgjedhjeve/Kërkohet dorëheqja e menjëhershme e Lumir Abdixhikut
24/06 12:03
Top News – Kurti siguron 61 deputetë. Minoritetet joserbe do të mbështesin qeverinë e VV
24/06 11:48
Top News-Kuvend nuk ka, por rrogat ndahen. Buxheti paguan ish ligjvënësit deri në 1 vit pas mandatit
23/06 16:42
Top News – Formimi i qeverisë së re. Kurti – Koalicionet, pas certifikimit të rezultateve
23/06 15:38
Top Channel/ Refuzohen dy ankesa për zgjedhjet në Kosovë, s’ka rinumërim votash
22/06 20:02
Top Channel/ PZAP rrëzon ankesat e kandidatëve të PDK-së, hapet rruga për certifikimin e rezultateve
22/06 15:02
Top News – Hyn në komisariat e kanos policët. Arrestohet agresori në Pejë, dëmtoi dhe kompjuterat
22/06 12:17