Papa Francesku i kërkoi hungarezëve të dielën që të hapen kundrejt emigrantëve ndërsa përmbylli një vizitë tre ditore në vendin e evropës qendrore, kryeministri nacionalist i të cilit ka mbajtur qëndrime të ashpra anti-emigracion. Dhjetëra e mijëra njerëz mbushën sheshin qendror të Budapestit për të dëgjuar papën të udhëheqë një meshë të hapur, në të cilën ai i kërkoi të gjithëve, përfshirë ata me përgjegjësi politike dhe sociale, të jenë më të hapur.