Top News – Hajduti i VIP-ave fshihet në Beograd / Autor i grabitjeve më të mëdha në histori
04/11/2021 12:29

Një operacion i madh kërkimi ka nisur në të gjithë Evropën për një person që akuzohet për një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e britanisë. Alfredo Lindley, thuhet se ka kryer një seri vjedhjesh në shtëpitë luksoze të tre personave të famshëm në dhjetor 2019, përfshirë vjedhjen prej 25 milionë paundësh britanikë në shtëpinë e trashëgimtyares së Formula 1 Tamara Ecclestone. Autoritetet italiane po ashtu e akuzojnë Lindley-n se ka bërë një grabitje edhe në shtëpinë e Patrick Vieira, tani menaxher i Crystal Palace, në 2009-ën. Lindley besohet se ndodhet në beograd. 40 vjecari me origjinë peruane, ka një dosje penale në Itali për mashtrime dhe vjedhje në identitete të ndryshme që datojnë që nga 1995-a. Informacionet tregojnë se dekadën e shkuar ai ka përdorur të paktën 19 emra të rremë, mes të cilëve, Daniel Vukovic, Ljubomir Romanov dhe Ljubomir Radosavlejic. Dokumentet tregojnë se këto identitete kanë lidhje në disa qytete evropiane, mes të cilëve Beogradi, Sarajeva, Milano dhe Zagrebi. Nën emrin Ljubomir Romanov, Lindley është shfaqur para një gjykate në Beograd më 27 gusht, për tu ekstraduar në britaninë e madhe. Rasti është ngritur nga departamenti special për krimin e organizuar në serbi. Sidoqoftë ekstradimi u refuzua nga autoritetet serbe dhe Lindley besohet se ndodhet ende në Beograd. Ai është listuar si bashkëpronar i një biznesi ndërtimi në qendër të qytetit. Sipas kartës së identitetit të lëshuar nga qeveria serbe, adresa e shtëpisë së tij është në Obrenovac, një njësi në Beograd. Policia e londrës thotë se Lindley kërkohet për tu marrë në pyetje për një seri vjedhjesh të kryera në dhjetor 2019 në Kensington dhe Chelsea. Vetëm grabitja e kryer në shtëpinë e Ecclestone, në një nga rrugët më të kushtueshme në botë, besohet se ëhstë vjedhja e vetme më e madhe në historinë e anglisë. Pjesa më e madhe e argjendarive dhe orave të vjedhura nuk u gjetën kurrë.

Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21