Rrëzimi përfundimtar i misionit 20-vjeçar perëndimor në Afganistan zgjati vetëm një ditë. Militantët talebanë hynë të dielën në kryeqytetin e vendit, Kabul, ndërsa Presidenti Ashraf Ghani u arratis dhe Amerika braktisi ambasadën e saj. Edhe vetë militantët ishin të befasuar nga shpejtësia e marrjes së kontrollit, pranoi bashkëthemeluesi Mullah Abdul Ghani Baradar në një deklaratë video në mbrëmje. Tani grupi përballet me sfidën e vendosjes së rendit dhe ligjit, shtoi ai. Ata pritet të shpallin së shpejti një Emirat të ri Islamik të Afganistanit.