Top News – Grusht shteti në Mianmar/ Ushtria përmbys qeverinë, arrestohet San Suu Kyi
01/02/2021 10:40

Në një zhvillim dramatik, ushtria në Mianmar ka marrë kontrollin e ka arrestuar udhëheqësen de facto të vendit, Aung San Suu Kyi. Në pranga kanë përfunduar edhe disa politikanë të tjerë. Krerët ushtarakë njoftuan se gjendja e jashtëzakonshme do të shpallet për një vit dhe fuqia do të transferohet. Në kryeqytet, prania ushtarake është shtuar ndjeshëm grushti i shtetit erdhi në mesin e tensioneve në rritje mes qeverisë dhe ushtrisë, për krijuar qeverinë. Ushtria tani thotë se do t`ia dorëzojë pushtetin kreut të saj, Min Aung Hlaing, për shkak të atyre që I quan “mashtrime në zgjedhje”. Shtetet e Bashkuara kanë dënuar puçin, duke thënë se Uashingtoni “kundërshton cdo përpjekje për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit apo të pengojë tranzicionin demokratik në Mianmar”. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje për të lirimin e gjithë zyrtarëve qeveritarë dhe liderëve të shoqërisë civile, duke thënë se SHBA-ja “është me popullin e Burmas në aspiratat e tyre për demokraci, liri, paqe dhe zhvillim. Ushtria duhet të zmbrapset nga këto veprime menjëherë”. Mianmari, I njohur ndryshe dhe si Burma, ishte drejtuar nga ushtria deri në momentin kur nisën reformat demokratike në 2011-tën. Por pakënaqësia erdhi duke u shtuar pas zgjedhjeve të nëntorit, kur Liga për Demokracinë kombëtare e Suu Kyi fitoi mjaftueshëm vende në parlament për të qeverisur e vetme. Në Australi, Ministrja për Punë të Jashtme, Mari Payne, I beri thirrje ushtrisë “të respektojë sundimin e ligjit, ndërsa zgjidhja e mosmarrëveshjeve të bëhet përmes mekanizmave ligjorë”.

Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51