Top News – Gruaja më e moshuar në Evropë/ Murgesha 117-vjeçare mposht koronavirusin
10/02/2021 12:57

Personi më i vjetër në Evropë, murgesha franceze, Andre, ka mposhtur sëmundjen Covid 19, dhe do të festojë ditëlindjen e saj të 117-të këtë javë. Lucile Randon, që ka marrë emrin Motra Andre kur i është bashkuar rregullit katolik më 1944, ka rezultuar pozitive në testet për koronavirus në një shtëpi për kujdes të të moshuarve në Toulon në jug të Francës, më 16 janar. Ajo ka qenë e izoluar nga banorët tjerë, mirëpo nuk ka shfaqur simptoma. E pyetur nëse ka qenë e frikësuar që është infektuar, Motra Andre i ka thënë televizionit francez, BFM se nuk ka qenë e frikësuar që mund të vdesë. “Jam e lumtur që jam me ju, mirëpo do të doja të isha diku tjetër ,t’i bashkohesha vëllait, gjyshit dhe gjyshes”. David Tavella, zëdhënës për shtëpinë ku jeton ajo, ka thënë se ajo është mirë me shëndet. “Ne konsiderojmë se ajo është shëruar. Ajo është e qetë dhe mezi po pret të festojë ditëlindjen e saj të 117-të këtë të enjte”. Ai ka thënë se Motra Andre, e cila është e verbër, do të festojë ditëlindjen e saj me një grup të vogël të banorëve, për dallim nga e kaluara, meqë ekziston rreziku për infektim nga koronavirusi. “Ajo ka qenë shumë me fat”, ka shtuar ai. Motra Andre, e cila ka lindur më 11 shkurt të vitit 1904, është gruaja e dytë më e vjetër në botë. Gruaja më e vjetër në botë është japonezja, Kane Tanaka, e cila ka festuar ditëlindjen e 118-të më 2 janar.

Top Channel/ Tinderi “zbulon” një skandal në NATO/ Oficeri spanjoll përfundon nën hetim
15/09 23:19
Top Channel/ “IA është si një inteligjencë aliene”, Bill Gates ngre alarmin për atë që po vjen
15/09 23:18
Top Channel/ SHBA nis shkurtimet për ushtrinë në Ballkan, preket Maqedonia e Veriut
15/09 23:09
Top Channel/ Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis/ Fotoja e fshehtë që mund të ndryshojë hetimin
15/09 23:02
Top News- “Epoka akullnajore” po vjen! El Nino sjell valën polare, dimër i pazakontë në horizont
15/09 23:00
Top News- Dasma e djalit të Trump u pagua nga oligarku rus, kush është njeriu besnik i Putinit
15/09 22:45
Top News- “Pavarësia e Skocisë, çështje kohe”, Mbretëria e Bashkuar drejt shpërbërjes
15/09 22:34
Top News- Inteligjenca Artificiale mund të na vrasë, tjetër alarm nga ish-eksperti i Google
15/09 21:20
Top News- Lufta me Iranin ‘zbraz’ arsenalin amerikan, raporti rrëzon pretendimet e Donald Trump
15/09 20:50
Top News- SHBA mbështet Kosovën, por ngërçi… / Uashingtoni: Kriza politike po cenon raportet tona
15/09 20:10
Top Channel/ SHBA e pranon për herë të parë: Kemi armë në hapësirë
15/09 20:02
Top News- Rusia godet me raketa helikopterin danez, plasin tensionet në Detin Baltik
15/09 19:45
Top Channel/ Mesazhet nga SHBA për Shqipërinë: Çmontojmë organizatat kriminale
15/09 19:40
Top News – Del nga burgu neonazisti/ Numri dy i Agimit të Artë kërkon sërish pushtet
15/09 17:30
Top Channel/ Ilias Kasidhiaris përfundon dënimin, edhe nga burgu është angazhuar në politikë
15/09 15:32
Top News – Fjalimi ‘sekret’ i Von der Leyen / Presidentja e KE flet të mërkurën për gjendjen e BE
15/09 14:46
Top News – Araghchi viziton Kinën. Hormuzi në fokus, Pekini kërkon të ndërmjetësojë
15/09 14:37
Top News – Rebelët mbledhin OKB / Takim urgjent pas përparimit të huthëve në Arabi
15/09 14:32
Top News – Kolonët mësyjnë xhaminë / Dhjetëra izraelitë hyjnë me forcë në oborrin e Al Aksas
15/09 14:11
Top News – ‘Luftë duan, luftë do kenë’/ Arabia Saudite kërcënon Huthët – Do përgjigjemi me forcë!
15/09 13:47