Top News – Greqia publikon listën/ Hapet për turistë nga 29 shtete
29/05/2020 19:40

Greqia ka publikuar listën me 29 shtete, turistët e të cilëve mund të vizitojnë vendin nga 15 qershori, kur aeroportet do të rihapen për fluturimet ndërkombëtare. Në listë, bëjnë pjesë Shqipëria, Australia, Austria, Maqedonia e veriut, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Letonia, Libani, Lituania, Malta, Mali i zi, Zelanda e re, Norvegjia, Koreja e jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika Ceke dhe Finlanda. Jashtë listës është lënë Italia, cka ka shkaktuar jo pak zemërim në këtë vend, por, sic bëri të ditur qeveria, lista do të rishikohet më 1 korrik. Lista ishte shfaqur më herët në shtypin grek, por tani është zyrtarizuar nga ministria e turizmit. Kjo e fundit ka thënë se turistët do të testohen për koronavirus por vetëm me raste sporadike, dhe se qeveria do të monitorojë dhe vlerësojë në mënyrë konstante ecurinë e infeksioneve, duke rezervuar kështu të drejtën e marrjes së masave më kufizuese. Lista e 29 vendeve u hartua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi u morren parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Europiane të Sigurisë së Transportit Ajror (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komisionit të Sëmundjeve Infektive. Greqia varet në masën 20 për qind të produktit të saj të brendshëm nga turizmi. Vitin e kaluar, turistët që hynë në vend ishin rreth 23 milionë, dhe shpenzuan atje rreth 19 miliardë euro. Rastet e koronavirusit të regjistruara në greqi kanë qenë më pak se 3 mijë por izolimi ka ndaluar deri më tani, ardhjen e turistëve në vend. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Top News – Trump kërcënon BE-në dhe Meksikën / Rinis lufta! Paralajmëron tarifa prej 30 për qindësh
13/07 11:53
Top News – Historike! Kaledonia e re shpallet shtet / Por do mbetet franceze, Macron ‘jep bekimin’
13/07 11:40
Top Channel/ Rusia pakt me Kim Jong UN/ Kritikat e Trump, Koreja e Veriut mbështet Putin
13/07 11:15
Top Channerl/ Protesta e të larguarve në DASH/ U shkarkuan mbi 1300 punonjës, mes tyre edhe Yuri Kim
13/07 11:10
Top Channel/ Gaza, 24 të vr*rë duke pritur ushqime/ Izraeli mohon të ketë pasur viktima
13/07 10:19
Top Channel/ “Tërbohet” dhe Macron për tarifat e Trump. Reagon dhe Von der Leyen
12/07 22:21
Top Channel/ Tragjedia ajrore në Indi, kush i preku çelësat e avionit?
12/07 22:19
Top Channel/ Kurdët dogjën armët, Erdogan: Turqia fitoi ndaj PKK
12/07 19:56
Top Channel/ BE: Gati kundërmasat ndaj Trump! Vendimi dëmton ekonomitë tona
12/07 19:54
Top Channel/Trump shpall tarifat për BE, nga 1 gushti 30% për të gjitha mallrat
12/07 19:53
Top News – ‘Sy për sy….tarifë për tarifë’. BE i kundërpërgjigjet masave tregtare të Donald Trump
12/07 19:25
Top News – Prejardhja gjermane s’e kursen. Gjermania, vendi më i goditur nga tarifat e Trump
12/07 19:24
Top Channel/ Në 16 korrik pritet rritje stratosferike e çmimit të cigareve, purove dhe…
12/07 18:40
Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16