Edhe pse Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u përpoq të ndërmjetësojë mes Greqisë dhe Turqisë, tensionet midis dy partnerëve të NATO-s vazhdojnë. Ministrja gjermane e Mbrojtjes ka kritikuar stërvitjet ushtarake në Mesdhe të nisura nga greqia dhe qiproja një ditë më parë, bashkë me trupa franceze dhe italiane. Edhe turqia po ashtu kreu një stërvitje detare në mesdheun lindor, bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.